Fotot/ E pabesueshme! I moshuari i hidhet sipër aligatorit për të shpëtuar qenushin, i hap gojën me duar

23/11/2020 12:36

Një ngjarje e pazakontë është filmuar në Florida, ku një burrë i moshuar shpëton qenushin e tij nga goja e një aligatori.

Richard Wilbanks, një qytetar i moshës 74 vjeç nga Estero, Florida,  po shëtiste qenin e tij me emrin Gunner rreth pellgut të oborrit të tij kur një aligator u hodh menjëherë nga uji, rrëmbeu këlyshin 3 muajsh dhe filloi të tërhiqej zvarrë në pellg.

Sapo ka parë këtë skenë 74-vjeçari nuk ka ndjenjtur  ‘duarkryq’ por është hedhur menjëherë në ujë, madje duke u zhytur i tëri, derisa me duar e tij kapi për gryke aligatorin.

Pasi e nxjerr në breg, ai me forcën e duarve i hap gojën aligatorit që kishte mbërthyer qenushin, duke e shpëtuar këtë të fundit.

“Sapo ishim duke ecur pranë pellgut,” tha Wilbanks në një intervistë për CNN, “dhe aligatori doli nga uji si një raketë. Unë kurrë nuk kam menduar se një aligator mund të jetë aq i shpejtë. Ishte kaq e shpejtë ”.

Ai shpjegoi se sapo pa qenushin e tij duke u rrëmbyer nga aligatori, adrenalina filloi dhe ai instiktivisht u hodh në ujë për të luftuar grabitqarin.

FOTO GALERI
15/18

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA