Bill Gates: Mund të rikthehemi në normalitet verën e 2021-shit

23/11/2020 17:28
Bill Gates

Bashkëthemeluesi i kompanisë Microsoft, Bill Gates thotë se jeta mund të kthehet në normalitet verën e vitit 2021, nëse vaksinat COVID-19 nuk sjellin ndonjë surprizë të keqe.

“Shumë e mundshme deri në verë, shumë gjëra do të kthehen në normalitet. Nëse miratimet e vaksinave vijnë shpejt”, tha Gates.

Dy vaksina, njëra nga Pfizer dhe Moderna, tashmë kanë dhënë më shumë se 90% të rezultateve të efikasitetit dhe po ecin shpejt drejt aplikimit për aprovimin e përdorimit emergjent. Vaksinat e para mund të fillojnë në SHBA në fund të dhjetorit.

“Ne do të jemi në gjendje të kthehemi në zyre dhe të hapim ato restorante dhe bare dhe të themi në rregull, ne jemi në një fazë krejtësisht të ndryshme nga tani”, tha Gates.

“Ne mund ta kthejmë të gjithë vendin, çdo nxënës përsëri në shkollë. Unë mendoj se është e arritshme dhe një qëllim shumë i rëndësishëm që duhet të kihet parasysh. Urgjenca dhe numrat janë mjaft shqetësuese. Ju e dini nëse përfundoni me të gjitha vaksinat e sotme, na duhen mbi 10 miliardë doza për të arritur në një përqindje të lartë të botës”, tha Gates.

Top Channel