Ka dy ide të kundërta në rubrikën “Rrethi Katror” në “E Diell”.
Nga njëra anë qëndron konspiracionisti Alfred Cako, i cili i bën thirrje njerëzve të mos mbajnë maskë dhe të mos besojnë në gjithçka thuhet për këtë virus. E nga ana tjetër qëndron gazetari Bledi Man, i cili bën thirrje qytetarëve të ndjekin urdhëresat e autoriteteve dhe nëse ndihen keq, i sugjeron të njoftojnë 127-ën.
Lidhur me këtë të fundit, Cako u shpreh skeptic dhe tha se në telefonin e tij gjendet një mesazh nga një i njohur, i cili i ka komunikuar se ndodhet në ambientet e Infektivit, e pranë tij, sipas Cakos, ndodhen dy infermierë për ta ruajtur që të mos hidhen nga ballkoni.
“Ahhhh po mori 127 ike. Mua sapo më shkroi njëri që mori 127-ën është tek Infektivi më thotë më ruajnë dy infermierë s’e po pres të hidhem nga ballkoni”, tha Cako.
Top Channel