Policia italiane me Lamborghini dërgon veshkën e transplantit 500 km për dy orë (video)

21/11/2020 15:24

Megjithse veturat sportive Lamborghini mendohet si makina sportive luksi vetëm për të pasurit, ato janë prej disa kohësh pjesë flotës së policisë italiane.

Edhe pse mjetet duken si pajisje të ekzagjeruara rruge, ato mund të kthehen në derguese të specializuara si për shembull dërgimin në destiacion të veshkës së donatorit, rreth 500 km larg në vetëm dy orë.

Në fillim të muajit policia italiane publikoi videon e udhëtimit për “jetë a vdekje” të mjetit të saj Lamborghini Huracán LP 610-4 që transportonte organin vital nga Policlinico Universitario në qytetin verior të Padua, drejt spitalit Gemelli në kryeqytetin Romë.

Me shpejtësi mesatare prej 200 km/orë, udhëtimi që normalisht kërkonte gjashtë orë u krye në vetëm një të tretën e saj.

 

Duke parë imazhet satelitore të itinerarit dhe nisjes së udhëtimit, u vërejt që nuk kishte mundësi transporti me helikopter apo mjete të tjera prandaj Lamborghini e policisë mbeti opsioni i vetëm.

Në video shihet sesi Lamborghini blu ngarkohet me organin delikat për udhëtimit e emergjencës.

Lamborghini Huracán de la Polizia është një mjet i specializuar për këto tipe udëtimesh dhe i pajisur me një njësi frigoriferike, e gjithashtu me një defribilator elektrik në rast se dikush pëson një arrest kardiak.

Huracán arrin shpejtësinë nga 0 deri në 90 km në orë në vetëm tre sekonda dhe mund të udhëtojë me shpejtësi deri në 300 km në orë.

Në komentin e policisë italiane thuhet: “Për të shpëtuar jetë nuk nevojiten superfuqi, solidariteti, teknlogjia dhe efikasiteti ndihmojnë gjithmonë”.

“Lamborghini Huracán përfaqëson ekselencën e makinave sportive italiane që me krenari ndihmojnë policinë”, tha kreu lokal i shitjeve Stephan Winklemann.


FOTO GALERI
1/3

Top Channel