Policia angleze, “bingo” me shqiptarin/ Kapet me 800.000 sterlina, fshehur në makinë

21/11/2020 13:38

Policisë londineze i ka rënë “bingoja” duke kapur një shqiptar me plot 800.000 sterlina, të konvertuara në 1.080.000.000 lek.

Sipas medias angleze të cilës i referohet Top Channel, kjo sasi e madhe parash u kap gjatë një kontrolli rutinë të një makine në veri të Londrës.
Elisian Belishaku, i datëlindjes 15.07.8, banues në New River Avenue, Haringey, doli përpara gjykatës Harrow Crown Court më 19 nëntor 2020 duke pranuar tre akuzat për mbajtje të të ardhurave nga aktiviteti kriminal dhe pastrim parash.

Rreth orës 17:30 më 26 maj 2020, oficerët e policisë londineze të operacionit Venice Scorpion ndaluan një makinë në zonën Colney Hatch Lane, N10.
Belishaku ishte shofer i makinës që rezultoi pa siguracion dhe patentë për të drejtuar një mjet në Angli.

Nga kontrolli i automjetit u gjetën 15.000 sterlina, për të cilat shqiptari nuk dha asnjë sqarim për çfarë i kishte apo origjinën e tyre.
Oficerët e Operation Venice Scorpion identifikuan shtëpinë e shqiptarit dhe kryen kontroll në një adresë në zonën Haringey duke hapur derën me çelësat e gjetur në makinën e Belishakut.

Në shtëpi u gjetën dokumente dhe çelësa të një tjetër makinave të regjistruar në emrin e Belishakut. Kjo makinë u gjet e parkuar në një parkim nëntokësor ku u gjetën 800.000 sterlina të vendosura në kuti këpucësh dhe çanta shpine. Në këtë moment, njëri prej policëve që gjeti paratë u tha kolegëve me zë të lartë: Bingo! Masa e dënimit për Elisian Belishakun do të jepet në javët në vazhdim.

Top Channel