“Mos udhëtoni për festa”/ Amerikanët mësyjnë aeroportet!

21/11/2020 11:45

Njerëzit e mbushën plot aeroportin LAX të Los Angeles-it pavarësisht se Qendra Amerikane për Kontrollin dhe parandalimin e sëmundjeve u kërkoi amerikanëve hapur që të mos udhëtojnë për festa në mesin e valës së dytë të koronavirusit.

Shumë prej të intervistuarve mendojnë se nuk janë të rrezikuar, nëse zbatojnë masat.

“Nuk jam e shqetësuar për udhëtimin, jo nëse ne zbatojmë të gjitha rregullat, maskën, distancimin..dua të them udhëtoj prej një kohe të gjatë dhe nuk kam pasur probleme”, shprehet Shelly Halladay, udhëtare.

“E gjithë puna është të kujdesesh për sigurinë tënde, të mbash maskën, t’u qëndrosh larg të tjerëve. Mendoj se mjafton”, thotë Sophia Ramos, udhëtare.

“Distancim fizik, dezinfektim i duarve dhe të tjerat i dini vetë. Nuk kemi ç’bëjmë, njerëzit duhet të vazhdojnë jetën”, deklaron John Halladay, udhëtar.

Gjatë 24 orëve të kaluara, Shtetet e Bashkuara shënuan 200.000 infektime të reja dhe 2.239 vdekje, bilanci mëi  rëndë ky që prej muajit maj. Shumë shpresa po varen tani tek vaksinat e kompanive “Pfizer” dhe “Moderna”, që kanë aplikuar pranë autoriteteve për të marrë autorizimin e përdorimit të tyre.

 

 

 

Top Channel