Cili është më i pasur? Remzie dhe Nexhat Osmani i zbulojnë të gjitha për Shiko Kush LUAN!

21/11/2020 22:35

Mbrëmjen e sotme të “Shiko Kush LUAN” me autore dhe moderatore Luana Vjollcën ishin të ftuar Remzie e Nexhat Osmani, dy këngëtarët e famshëm vëlla e motër nga Kosova.

Sfida e dedikuar për ta ishte një lojë për të parë sa sa mirë e njohin ata njëri-tjetrin si motër e vëlla që janë. Të dy kishin një palë doreza e ndërkohë që u bëheshin pyetje ata kishin për detyrë të përgjigjeshin në të njëjtën kohë me të njëjtën përgjigje.

Në njërën nga pyetjet e bëra lidhur me faktin se cili nga të dy është më i pasur, përgjigjja e Remzies shkaktoi të qeshura në sallë,pasi kjo e fundit pa u menduar dy herë u përgjigj:” Unë”. Ajo tregoi se sjell më tepër parà në shtëpi e si pasojë andaj është më e pasur. Mirëpo makinën më të shtrenjtë e ka Nexhati dhe për këtë ranë dakord të dy.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA