Një “like” i nisur nga llogaria zyrtare në Instagram e Papa Françeskut në drejtim të një modeleje braziliane ka detyruar Vatikanin që të çelë një hetim mbi çështjen.

Nuk dihet ende se kur ndodhi pëlqimi i fotografisë së Natalia Garibott-it, e cila në atë foto mbante një veshje provokuese. Zyrtarët e Selisë së Shenjtë tani po përpiqen të verifikojnë se si arriti të ndodhte diçka e tillë.

Mundësia që vetë kreu i Kishës Katolike ta bërë këtë veprim përjashtohet kategorikisht, ndaj përpos verifikimeve të veta, zyrtarët në Vatikan i janë drejtuar dhe Instagram-it për shpjegime. Profili i Papës në këtë platform sociale ka më shumë se  7 milionë ndjekës.

Top Channel