Skandal, avokatit të Trump i del boja e flokëve gjatë fjalimit (FOTO)

20/11/2020 09:44

Avokatin e Donald Trump, Rudy Giuliani, gjatë një konferencë të mbajtur për të zbuluar prova për një mashtrim “masiv” të votave, e ka tradhtuar ngjyra e flokëve.

Pasi pësoi disa humbje ligjore lidhur me manipulimet e pretenduara nga presidenti Trump, Giuliani ju drejtua gazetarëve fort në selinë e Komitetit Kombëtar Republikan në Uashington.

Megjithatë, konferenca nuk i eci fort mirë, pasi djersët i nxorën ngjyrën e re të flokëve që kishte vendosur ai.

Ndërsa ishte duke folur, dy rrjedha kafe u derdhën në fytyrën e 76-vjeçarit, i cili shihet teksa pastronte fytyrën e tij vazhdimisht me një shami të bardhë.

FOTO GALERI
2/5

Top Channel