Dy drejtues automjetesh janë vënë nën prangat e policisë.
Njëri prej tyre, shtetasi Xh.D. u konstatua duke drejtuar mjetin tip benz në gjende të dehur. Ndërsa shtetasi M.A. ka aksidentuar një çiklist i cili ndodhet në spitalin rajonal Kukës i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Njoftimi i policisë:
Tropojë-Kukës
Arrestohen në flagrancë 2 drejtues mjetesh.
Specialistët e Qarkullimit Rrugor në Komisariatin e Policisë Tropojë, në vijim të punës për parandalimin e aksidenteve rrugore dhe ndëshkimin e atyre drejtuesve që drejtojnë mjetin në mënyrë të parregullt, arrestuan në flagrancë shtetasin Xh. D. 64 vjeç, banues në Tropojë.
Shtetasi Xh. D. u konstatua nga shërbimet e Policisë në qytetin e Tropojës, duke drejtuar mjetin tip “Benz”, në gjendje të dehur, në masën 1.20 mg/l.
Gjithashtu, specialistët e Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë Vendore të Policisë Kukës arrestuan në flagrancë shtetasi M. A., 27 vjeç, banues në Kukës.
Arrestimi i tij u bë pasi, në rrugën “Shëtitorja e Re”, në Kukës, duke drejtuar automjetin tip “Benz”, ka aksidentuar shtetasin L. C. 63 vjeç, banues në Kukës, i cili ka qenë duke lëvizur me biçikletë.
Shtetasi L. C. ndodhet në spitalin rajonal Kukës, jashtë rrezikut për jetën.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tropojë për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt” dhe Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kukës, për veprën penale “Shkelje e rregullave të qarkullimit rrugor”.
Drejtoria Vendore e Policisë Kukës iu bën thirrje dhe fton qytetarëve e qarkut Kukës, për të denoncuar çdo rast të paligjshmërisë në nr. 129 , në aplikacionin “Komisariati Dixhital” ose në faqen zyrtare të Drejtorisë Vendore të Policisë Kukës, duke iu garantuar anonimatin dhe reagim të shpejtë dhe profesional.
#PoliciKomunitet🤝 për një ambient më të sigurt për jetesën në komunitet.
Top Channel