Shifër rekord që nga shpërthimi i pandemisë/ Gjermania raporton 23.648 raste të reja me COVID-19

20/11/2020 12:04

Gjermania gjatë 24 orëve të fundit ka regjistruar 23.648 raste të tjera të koronavirusit të ri (COVID-19) duke shënuar numër më të lartë që nga shpërthimi i pandemisë.

Instituti Robert Koch (RKI) njoftoi se numri i përgjithshëm i rasteve të konfirmuara me koronavirus në Gjermani ka shkuar në 879.564. Autoritetet lokale shëndetësore raportuan 260 viktima të reja nga virusi, duke e çuar në 13.630 numrin e përgjithshëm të vdekjeve nga COVID-19. RKI paralajmëroi se numri i rasteve me COVID-19 midis njerëzve të moshuar përsëri është në rritje.

“Përderisa ata më shpesh kanë një rrjedhë të rëndë për shkak të virusit COVID-19, numri i rasteve të rënda dhe vdekjeve po ashtu po rritet”, tha instituti.

Rreth 86 përqind e vdekjeve nga koronavirusi në Gjermani janë persona të moshës 70-vjeçare ose më të moshuar. Rritja e lartë e infeksioneve të reja tashmë ka filluar të mbingarkojë spitalet.

Deri dje, 3.588 pacientë me koronavirus po trajtohen në njësitë e kujdesit intensiv, një rritje nga 2.653 pacientë që ishin në kujdes intensiv dy javë më parë. Më shumë se gjysma e tyre ishin në ventilator mekanik. Sa i përket numrit të rasteve të konfirmuara me COVID-19, Gjermania në Evropë renditet e pesta pas Francës, Spanjës, Britanisë së Madhe dhe Italisë.

Top Channel