SHBA dhe Rusia përplasin dhëmbët në Balltik, Moska: Nëse prishni paqen mbani edhe përgjegjësinë e luftës!

20/11/2020 15:46

Në Detin Balltik në kufi me Rusinë trupat ushtarake amerikane dhe ato suedeze po zhvillojnë prej ditësh një seri manovrash militare, që kanë sjellë një tension të lartë. Qeveria ruse e konsideron këtë manovër si një prag-lufte.

Ministria e Jashtme ruse e konsideroi këtë manovër si një zhvillim që ka tronditur të gjithë Skandinavinë. “Jo të gjithë në Suedi ndajnë të njëjtin entuziazëm të udhëheqjes ushtarake të vendit”, thekson ministria e Jashtme ruse.

Në gazetën ‘Dagens Nijheter’, diplomatët suedezë Sven Hirdman (ish ambasador në Rusi) dhe Pierre Shori (ish Zëvendës Ministri i Parë dhe Përfaqësues i Përhershëm në OKB) theksuan se ushtrime të tilla të rregullta me trupat e aleancës ngrenë gjithnjë e më shumë pyetje rreth statusit të vendit dhe gjithashtu janë qartësisht kundërproduktivë nga këndvështrimi i forcimit të sigurisë në Evropën Veriore.

Theksohet se gjatë stërvitjeve, ushtria suedeze është lineuar në marrjen e ndihmës së huaj në rast të një sulmi të jashtëm dhe gjithashtu zhvilloi operacione të përbashkëta sulmuese .

Ndërkaq, ministria e Jashtme ruse shprehu besimin se “pjesëmarrja e Suedisë në stërvitje të përbashkëta sulmuese me forcat speciale të SHBA nuk do të çojë në cënimin e stabilitetit në Evropën Veriore. Në këtë drejtim, ne theksojmë edhe një herë gatishmërinë e Rusisë për të pasur një diskutim të drejtpërdrejtë me Suedinë dhe partnerë të tjerë mbi sfidat reale të sigurisë në çdo format dialogu”, përfundoi Ministria e Punëve të Jashtme”. Në fillim të nëntorit, në Suedi u mbajtën stërvitje ushtarake suedeze-amerikane dy-javore, në të cilat, ndër të tjera, morën pjesë forcat speciale të Forcës Ajrore Amerikane. /Shqip/

Top Channel