Ndryshon linja kohore e koronavirusit/ Covid i gjetur në Itali disa muaj më herët nga sa mendohej

20/11/2020 19:51

Një studim i ri thotë se koronavirusi është zbuluar në Itali që prej shtatorit 2019, duke sugjeruar se sëmundja e padukshme vrasëse ishte përhapur përtej Kinës më shpejt nga sa mendohej.

COVID-19 ka vrarë më shumë se 1 milionë njerëz në të gjithë botën që prej raportimit fillestar në Vuhan në Kinën qendrore në dhjetor 2019.

Ndërsa rasti i parë në Itali është raportuar disa javë më vonë në 21 shkurt në rajonin verior të Lombardisë.

Por studimi i Institutit Kombëtar të Kancerit në Milano, që analizoi mostra gjaku të dhëna nga pacientët në një studim për kancerin, thotë se në disa prej tyre kishte anti-trupa të koronavirusit.

Ekspertët zbuluan se 11 (6 përqind) e 959 vullnetarëve të shëndetshëm italianë që morën pjesë në analizat nga shtatori 2019 deri në mars 2020, kishin krijuar anti-trupa COVID-19 para shkurtit.

Studimi me titull “Zbulim i papritur i antitrupave SARS-CoV-2 n periudhën para-pandemike në Itali” shton gjithashtu se u zbuluan gjithashtu anti-trupa specifikë SARS-CoV-2 edhe ne testet e kryera nga Universiteti i Siena.

Giovanni Apolone, një nga autorët e studimit, tha se katër nga rastet datonin prej javës së parë të tetorit 2019, që do të thotë se ata ishin infektuar me Covid-19 në shtator.

Ai tha: “Ky është një zbulim i rëndësishëm, njerëz pa simptoma jo vetëm që ishin pozitivë me sëmundjen por zotëronin dhe antitrupa të aftë ta vrisnin atë. Kjo do të thotë se koronavirusi i ri mund të qarkullojë mes popullatës për nje kohë të gjatë, me rata të ulëta vdekshmërie, jo sepse është duke u zhdukur, por deri në arritjen e periudhës së rritjes së agresivitetit”.

Studiuesit italianë thonin se kishin zbuluar një numër më të madh rastesh të rënda pneumonie e gripi në Lombardi në çerekun e fundit të 2019, që do të thotë se koronavirusi mund të ishte duke qarkulluar më herët nga sa mendohej.

Italia ishte një nga vendet e goditura më rëndë nga COVID-19 në Evropë, dhe një nga 10 vendet më të goditura në botë.

Kina sinjalizoi në OBSh 27 rastet e para të “pneumonisë virale” në Vuhan, më 31 dhjetor 2019.

FOTO GALERI
3/4
COVID-19 ka vrarë më shumë se 1 milionë njerëz në të gjithë botën që prej raportimit fillestar në Vuhan

Top Channel