Mjekët folën! Rama: U përulem. Nesër mesazh të drejtëpërdrejtë shqiptarëve për akuzën e pashembullt të Bashës

20/11/2020 12:12
Kryeministri Edi Rama

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas përgjigjes që mjekët dhanë ndaj deklaratave të kreut të PD se po fshihet numri i vërtetë i vdekjeve nga covid.

Rama thotë se për këtë do u drejtohet vetë qytetarëve me një mesazh ndërsa për mjeket thotë se: u shpreh të gjithë solidaritetin dhe mbështetjen time, profesoreshë Najada Çomos e të gjithë skuadrës së saj shembullore, duke u përulur me mirënjohje përpara stërmundimit të tyre të përditshëm prej nëntë muajsh me radhë

Statusi i plotë i Ramës

Për akuzën e pashembullt të Lulëzim Bashës, e cila cënon drejtëpërdrejtë integritetin moral e profesional të mjekëve të vijës së zjarrit dhe nxit dhunë ndaj tyre, do t’u drejtohem nesër shqiptarëve me një mesazh të drejtëpërdrejtë, sepse këtu është shkuar shumë shumë larg, përtej çdo caku të politikës së ulët ditore dhe këtu nuk është më fjala thjeshtë për llafet e një aktori të papërgjegjshëm!

Sot u shpreh të gjithë solidaritetin dhe mbështetjen time, profesoreshë Najada Çomos e të gjithë skuadrës së saj shembullore, duke u përulur me mirënjohje përpara stërmundimit të tyre të përditshëm prej nëntë muajsh me radhë, si edhe duke u thënë që historia e mjekësisë shqiptare do të flasë për ta kur Lulëzim Bashës e xhagajdurëve të tjerë të botës mizerabël të shpifjeve e të thashethemeve, t’u jetë harruar emri, nami e nishani!

lexo edhe: https://top-channel.tv/2020/11/20/mjeket-rrezojne-bashen-nuk-eshte-e-vertete-qe-po-fshihen-vdekjet-nga-covid-te-hapur-te-hetohet-cdo-kartele/

 

Top Channel