Irani prezanton luftanijen gjigande që duket si ‘panair armatimesh’ (fotot)

20/11/2020 18:27

Garda revolucionare e Iranit ka prezantuar së fundmi një luftanije të re të pazakontë multi-funksionale, të armatosur me raketa anti-anije dhe tokë-ajër, e aftë të transportojë dronë, helikopterë dhe barka të shpejta sulmi.

Luftanija e pershtatur Shahid Roudaki, është emëruar sipas një ish-komandanti të vrarë të Gardës revolucionare, dhe është 170 metra e gjatë me masë 4,000 ton.

Agjencia vendase Tasnim News Agency, thotë se Shahid Roudaki do të përdoret si një bazë detare lundruese për misione luftimi, zbulimi e logjistike, me qëllim të “ruajë sigurinë e rrugëve detare, dhe të shpëtojë mjete tregtare të Iranit dhe vendeve rajonale.”

Sistemet e ndryshme ta armatimit që shiheshin në kuvertë gjatë ceremonisë, tregonin funksionet e saj të shumta për operacione të largëta. Aty shiheshin tetë raketa anti-anije në katër lëshuese dyshe, gjashtë dronë pa pilot Ababil-2, një helikopter Bell 412, katër barka të shpejta sulmi, dhe një sitem raketor tokë-ajër Khordad.

Mediat iraniane thonin se sistemi është i pajisur me radarë tre-dimensionalë dhe sisteme të avancuara lufte elektronike.

FOTO GALERI
2/6

Top Channel