Diplomatët: Biden pritet të shqyrtojë efektshmërinë e sanksioneve ndaj Rusisë

20/11/2020 04:34

Diplomatët perëndimorë thonë se ata presin që Joe Biden, fituesi i parashikuar i zgjedhjeve presidenciale në Shtetet e Bashkuara, të bëjë një rishikim të hershëm të efektivitetit të sanksioneve aktuale ndaj Rusisë. Qëllimi do të jetë përmirësimi i tyre për të rritur ndikimin e tyre të menjëhershëm. Një diplomat perëndimor me shërbim në Uashington i tha Zërit të Amerikës se “ata do të dëshironin ashpërsimin e tyre (sanksioneve).” Ai foli në kushte anonimiteti.

Diplomatë të tjerë perëndimorë thonë se ata kanë krijuar këtë përshtypje nga bisedat me këshilltarët e politikës së jashtme të zotit Biden dhe komentet e tyre parazgjedhore se një administratë e Presidentit Biden do të përpiqet të paraqesë një strategji perëndimore më gjithëpërfshirëse dhe më të qëndrueshme ndaj Rusisë, që harmonizon politikat ushtarake, ekonomike , energjetike, diplomatike dhe ato të komunikimit.

Sanksionet do të ishin maja e shtizës për administratën demokrate pas transferimit të pushtetit në janarit nga presidenti Republikan Donald Trump. Diplomatët presin një fokus më të fortë në fillimin e një përpjekjeje të gjerë kundër fushatave të dezinformimit dhe ndikimit politik të sponsorizuar nga Kremlini, një veprim që ka të ngjarë të mirëpritet nga aleatët e Amerikës.

Gjithashtu pritet të jetë një theks të madh në komunikimin me popullin rus, për të goditur kontrollin e fortë të brenshëm të informacionit nga Kremlini dhe ofrimin e programeve të subvencionuara të studimit jashtë vendit për të rinjtë. Diplomatët evropianë thonë se një administratë e Presidentit Biden ka të ngjarë të nxisë qeveritë aleate të shmangin dërgimin e sinjaleve të përziera duke kërkuar e zgjerimin e lidhjeve ekonomike me Rusinë që do të ulnin ndikimin ekonomik dhe simbolikën politike të sanksioneve.

Kjo do të sugjeronte që një administratë e Presidentit Biden ka të ngjarë të jetë po aq kritike sa ajo e Presidentit Trump për tubacionin e gazit natyror nënujor miliarda dollarësh të favorizuar nga Kremlini, i njohur si Nord Stream 2, që lidh Rusinë me Gjermaninë. Kritikët thonë se tubacioni do ta bënte Evropën më të varur nga Kremlini për nevojat e saj energjetike dhe frikën se mund të përdoret më pas si armë për shantazhe politike.

Ekspertët e politikës së jashtme që merren që pritet të marrin poste në administratën e re kanë shprehur mendimet e tyre në artikuj dhe diskutime të ndryshme të organizatave analitike. Michael Carpenter, këshilltar i politikës së jashtme të zotit Biden, dhe ish-ndihmës sekretar i Departamentit të Mbrojtjes për Rusinë, Ukrainën dhe Euroazisë shkroi në revistën “National Interest” në vitin 2018 se sanksionet nuk kanë arritur të bindin Kremlinin për të ndryshuar politikat e tij të jashtme.

“Rusia vazhdon të zhvillojë një luftë brutale në Ukrainën lindore. Ajo vazhdon fushatën e saj ushtarake për të shkatërruar kundërshtarët e regjimit të Asadit në Siri. Dhe vazhdon të godasë demokracitë perëndimore me sulme kibernetike, dezinformata dhe para të dyshimta. Në asnjë nga këto fronte Kremlini nuk po kërkon të zvogëlojë ambiciet e tij ose të moderojë sjelljen e tij”, tha zoti Carpenter.

“Për t’i bërë më të efektshme sanksionet kundër Rusisë, Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e tyre duhet të heqin dorë nga gjestet simbolike dhe të vendosin sanksione më të forta që do të kenë një ndikim të menjëhershëm ekonomik”, shkroi ai. Carpenter tha se ai favorizon vënien e sanksioneve ndaj bankave ruse dhe shkallëzimin e tyre nga bankat më të vogla deri te më të mëdhat, për t’i bërë presion Kremlinit.

Duke përmendur agresionin në Ukrainë dhe ndërhyrjet e mbështetur nga Kremlini në zgjedhjet perëndimore, ai argumentoi se sanksionet nuk duhet të përdoren si përgjigje për çdo shkelje të perceptuar ruse të normave ndërkombëtare, por duhet të kenë për synim ndryshimin e sjelljes, dhe heqjen e tyre nëse sjellja ndryshon.”Sanksionet duhet të jenë të kthyeshme nëse ato shërbejnë si një nxitje për ndryshim të sjelljes,” shkruante ai.

Sanksionet do të ishin fillimi i masave për administratën Demokratike pas transferimit të pushtetit të Janarit nga Presidenti Republikan Donald Trump. Diplomatët parashikojnë që do të kishte një fokus më të fortë, në fillimin e një përpjekjeje të gjerë për të kundërshtuar dizinformimin dhe fushatat e ndikimit politik të sponsorizuar nga Kremlini, një veprim që ka të ngjarë të mirëpritet nga aleatët e Amerikës. Gjithashtu pritet të jetë një theks i madh në komunikimin me publikun rus, thyerjen e kontrollit të informacionit të brendshëm të Kremlinit dhe ofrimin e programeve të subvencionuara të studimit jashtë vendit për të rinjtë.

Diplomatët evropianë thonë se një administratë e zotit Biden ka të ngjarë të nxisë qeveritë aleate të shmangin dërgimin e sinjaleve të përziera duke kërkuar të zgjerojnë lidhjet ekonomike me Rusinë që do të ulnin ndikimin ekonomik dhe simbolikën politike të sanksioneve. Kjo do të sugjeronte që një administratë e zotit Biden ka të ngjarë të jetë po aq kritike sa ka qenë Shtëpia e Bardhë Trump për tubacionin e gazit natyror nënujor me shumë miliarda dollarë të favorizuar nga Kremlini, i njohur si Nord Stream 2, që lidh Rusinë me Gjermaninë. Kritikët thonë se tubacioni do ta bëjë Evropën më të varur nga Kremlini për nevojat e saj energjetike dhe frikën se mund të armatoset për shantazhe politike. Ekspertët e politikës së jashtme që pritet të marren poste në administratën e re të parashikuar kanë përshkruar mendimet e tyre në artikuj dhe në diskutime organizatash.

Michael Carpenter, një këshilltar i politikës së jashtme të zotit Biden, dhe një ish-ndihmës sekretar i Rusisë, Ukrainës dhe Euroazisë në Departamentin e Mbrojtjes të SHBA, shkroi në revistën National Interest në 2018 se sanksionet nuk kanë arritur të bindin Kremlinin për të ndryshuar politikat e tij të jashtme. “Rusia vazhdon të zhvillojë një luftë brutale në Ukrainën lindore. Ajo vazhdon fushatën e saj ushtarake për të shfarosur kundërshtimin ndaj regjimit të Asadit në Siri. Dhe vazhdon të përmbysë demokracitë perëndimore me sulme kibernetike, dizinformata dhe para të errëta. Në asnjë nga këto fronte Kremlini nuk po kërkon të zvogëlojë ambiciet e tij ose të moderojë sjelljen e tij “, sipas Carpenter.

“Për të bërë që sanksionet kundër Rusisë të funksionojnë, Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e tyre duhet të heqin dorë nga gjestet simbolike dhe të vendosin sanksione më të forta që do të kenë një ndikim të menjëhershëm ekonomik,” shkroi ai. Carpenter tha se ai favorizon shënjestrimin e bankave ruse dhe vendosjen e sanksioneve financiare që mund të rriten, duke lëvizur nga bankat më të vogla në ato më të mëdha, për të bërë presion ndaj Kremlinit.

Duke përmendur agresionin në Ukrainë dhe ndërhyrjet e mbështetura nga Kremlini në zgjedhjet perëndimore, ai argumentoi se sanksionet nuk duhet të përdoren si përgjigje për çdo shkelje të perceptuar ruse të normave ndërkombëtare, por si një mjet për ndryshimin e sjelljes në shkëmbim të heqjes së tyre. “Sanksionet duhet të jenë të kthyeshme nëse ato shërbejnë si një nxitje për ndryshimin e sjelljes,” shkroi ai.

Zyrtarët e Kremlinit kanë minimizuar ndikimin e valës së sanksioneve perëndimore që u vendosën në shenjë hakmarrjeje për aneksimin e Krimesë nga Rusia në vitin 2014, me sa duket me shpresën për të bindur qeveritë perëndimore që t’i heqin ato me arsyetimin se nuk janë efektive. Një pjesë e linjës së Moskës kanë qenë sanksionet që po dëmtojnë vendet perëndimore shumë më tepër sesa vetë Rusinë – një pozicion që shpesh përsëritet nga interesat e biznesit në Perëndim.

Ndërsa Kremlini ka minimizuar rëndësinë e tyre, ai gjithashtu është ankuar për sanksionet dhe këmbëngul se ato duhet të hiqen. Institucionet dhe ekspertët e politikës së jashtme në Shtetet e Bashkuara dhe Evropë janë të ndarë në lidhje me efektshmërinë e sanksioneve në kufizimin e Kremlinit në mënyrat që preferojnë qeveritë perëndimore, ose mbi nivelin e dhimbjes që ato shkaktojnë në Rusi. Fondi Monetar Ndërkombëtar ka vlerësuar se sanksionet mund të kenë ulur prodhimin ekonomik të Rusisë në nivel 1 deri 1.5 përqind. Një raport i vitit 2019 nga Zyra e Kongresit për Studime, një njësi që ofron analiza për Kongresin Amerikan, vuri në dukje se sanksionet mund të kishin qenë më të efektshme nëse politikëbërësit në administratat e Obamës dhe Trumpit nuk do të shmangnin dëmtimin e qytetarëve të zakonshëm rusë, ose bizneseve amerikane dhe evropiane.

Një sërë sanksionesh perëndimore janë vendosur që nga viti 2014 në përgjigje të mbështetjes nga Moska të separatizmit në rajonin e Donbasit në Ukrainën lindore dhe veprimeve të dëmshme kibernetike. Sanksione janë vendosur edhe për shkeljen e të drejtave të njeriut dhe helmimin me agjent nervor në mars të vitit 2018 në Angli të ish oficerit të inteligjencës ushtarake ruse Sergei Skripal dhe vajzës së tij. Zyrtarët rusë kanë mohuar që ata ishin përfshirë në përpjekjen për vrasjen e zotit Skripal dhe i kanë hedhin poshtë akuzat për veprime keqdashëse, duke i quajtur ato një fantazi perëndimore.

“Nëse shikoni të gjitha përpjekjet, kohën dhe energjinë që Kremlini ka shpenzuar në përpjekjen për të hequr sanksionet, atëherë kjo do të tregonte se rusët mendojnë se ato kanë pasur një ndikim”, thotë David Kramer, ish ndihmës sekretar i shtetit në administrata e Presidentit George W. Bush. Ai mendon se Rusia mund të jetë tunduar të hynte më thellë në Ukrainë, përdej Donbasit po të mos ishin vendosur sanksionet, por ashpërsimi i tyre mund të jetë më i efektshëm.

Ish zyrtarë dhe analistë të tjerë janë dakord me këtë vlerësim. “Për të ndryshuar sjelljen e Putinit, ju duhet të ashpërsoni sanksionet ndaj kompanive në sektorët e energjisë, atë mbrojtjes dhe financave, kjo do të ketë më shumë gjasa të detyrojë Kremlinin të ndryshojë llogaritjet e tij”, thotë Edward Fishman, analist në organizatën Këshilli i Atlantikut, me seli në Nju Jork.

Disa këshilltarë të zotit Biden kanë të njëjtin mendim dhe duan që sanksionet të vënë në shënjestër individë të profilit të lartë, nga oligarkët te zyrtarët e qeverisë ruse. Ata kanë argumentuar se individët e sanksionuar kompensohen nga Kremlini dhe nuk do të bëjnë lobizëm kundër Presidentit rus Vladimir Putin për të modifikuar politikat pasi statusi dhe pasuria e tyre varet nga besnikëria e tyre ndaj tij.

Një tjetër eksperte e politikës së jashtme që mund të angazhohet në administratën e Presidentit Biden, Victoria Nuland, gjithashtu thotë se sanksionet duhet të rimendohen. “Sanskionet e vendosura nga Shtetet e Bashkuara dhe aleatët, megjithëse fillimisht ishin të dhimbshme, efektshmëria e tyre ka rënë dhe ato nuk i bëjnë më përshtypje Kremlinit”, shkroi ajo në revistën “Foreign Affairs” në korrik.

Nuland, ish-ndihmës sekretare e shtetit për çështjet evropiane dhe euroaziatike në administratën e Presidentit Obama, tha se Shtetet e Bashkuara “duhet të udhëheqin një fushatë për të forcuar shoqëritë demokratike kundër përpjekjeve të Rusisë për të ndërhyrë në zgjedhje të lira, përhapjen e dezinformimit, ndezjen e tensioneve shoqërore dhe zhvillimin e fushatave të ndikimit politik.” Ajo shtoi: “Nëse Rusia vazhdon në këtë rrugë, sanksionet dhe format e tjera të presionit politik, ekonomik dhe ushtarak duhet të rriten.”/VOA

Top Channel