“Ajo kurrë nuk do t’i shohë teksa rriten”/ E reja humb jetën nga COVID-19, lë pas 13 fëmijë

20/11/2020 15:35

35-vjeçarja britanike, Sonia Partridge ka ndërruar jetë për shkak të COVID-19 duke lënë pas 13 fëmijët e saj dhe të partneres, Kerry Ann.

Sonia kishte dy fëmijë të saj dhe partnerja e saj Kerry gjashtë të tillë nga një martesë e mëparshme, ndërsa pjesa tjetër e fëmijëve kanë ardhur në jetë përmes dhuruesit të spermës. Kerry tha se e dashura e saj i donte të gjithë dhe se kujdesi për fëmijët pa të do të jetë shumë i vështirë.

“Unë jam duke parë fëmijët e vegjël që vrapojnë përreth sikur asgjë nuk ka ndodhur, kjo është shumë e vështirë të pranosh që ajo kurrë nuk do t’i shohë ata të rriten”, u shpreh Kerry.

Kerry tha se familja po përballet me kushte të vështira financiare, e për këtë arsye ka krijuar një faqe në internet për mbledhjen e parave që nevojiten për funeralin.

FOTO GALERI
2/7

Top Channel