Uragani “Lota” godet Amerikën Qendrore, 23 viktima dhe mijëra të evakuuar

19/11/2020 13:55

Të paktën 23 persona kanë humbur jetën nga uragani “Lota” në Amerikën Qendrore.

Mediat lokale raportuan se uragani arriti në bregdet të hënën në mbrëmje dhe se në det u forcua në uragan të kategorisë 5 para se të mbërrinte në bregdet, me erëra të fuqishme deri në 260 kilometra në orë.

Uragani goditi Panamanë, El Salvadorin, Hondurasin, Guatemalën, Kosta Rikën dhe Nikaraguan. Në rajonet ku u shpall gjendja e jashtëzakonshme, 23 persona humbën jetën dhe një numër i madh u plagosën.

Janë shembur ura, rrugët janë shkatërruar ndërsa përpjekjet për evakuim bëhen me helikopterë. Mijëra shtëpi janë nën ujë ndërsa dëme të mëdha materiale u shkaktuan në infrastrukturën rrugore dhe tokat bujqësore. Evakuimi i mijëra njerëzve ende është në vazhdim.

“Lota” është uragani më i fortë i Atlantikut këtë vit dhe uragani i dytë në nëntor i kategorisë së pestë ndërkaq i pari ndodhi në vitin 1932.

Uragani “Eta” mori 200 jetë njerëzish në Amerikën Qendrore në fillim të nëntorit, 150 prej tyre në Guatemalë.

FOTO GALERI
3/3

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA