Thomas Strakosha ka mposhtur koronavirusin dhe pritet të vihet në dispozicion të trajnerit Simone Inzaghi për ndeshjen e kësaj fundjave, në transfertën ndaj skuadrës së ngjitur rishtazi në elitën e futbollit italian, Crotones.

Portieri 25-vjeçar shqiptar ka rreth një muaj që nuk luan dhe së fundi humbi edhe 3 ndeshjet e Kombëtares Shqiptare, dy në Ligën e Kombeve dhe miqësoren me Kosovën, pasi kishte rezultuar pozitiv ndaj Covid-19.

Gjithsesi në tamponët e kryer dje nga klubi kryeqytetas, Strakosha rezultoi negative, ashtu si edhe sulmuesi i bardhekaltërve Ciro Immobile, dhe që të dy pritet të jenë në dispozicion të Inzaghit për ndeshjen e të shtunës.

Top Channel