Raporti: Komandot australiane kanë vrarë 39 civilë në Afganistan prej “kulturës së gjakut”

19/11/2020 20:42
Gen. Angus Campbell

Një raport zyrtar ka thënë së fundmi se trupat elitare australiane kanë vrarë ilegalisht 39 civilë dhe të burgosur afganë, në një mjedis që dominohej nga “kultura e gjakut” dhe “vrasjet për sport”.

Sot në fjalën e tij gjenerali australian Gen. Angus Campbell pranoi se ka pasur një “kulturë luftëtari” mes disa anëtarëve të forcave speciale të Australisë në Afganistan.

Një prej incidenteve, detajet e të cilit ishin shkurtuar për të mos zbuluar identitetin e ushtarëve vrasës, quhej në dokument “episodi më i përçmuar në historinë e ushtrisë së Australisë.”

Raporti vjen pas katër vjet hetimesh mbi akuzat për krime lufte në Afganistan të kryera nga disa prej komandantëve, të cilët u kërkonin ushtarëve të rinj të qëllonin ndaj të burgosurve për të “shënuar vrasjen e tyre të parë”.

Më pas aty tregohet sesi në trupin e viktimës vendoseshin armë apo radiomarrëse për t’u dukur sikur personi ishte vrarë në betejë.

Asnjë nga 39 viktimat nuk ishte vrarë në betejë, sipas raportit.

Campbell tha se kërkonte ndjesë “sinqerisht e pa rezerva” ndaj popullit të Afganistanit për sjelljen e detajuar në raport.

Campbell tha se hetimet kishin nisur prej dhjetra rekomandimeve për shkelje të ligjit të konfliktit të armatosur nga forcat australiane në Afganistan mes viteve 2005 e 2016.

Më shumë se 26,000 ushtarë australianë kanë shërbyer në Afganistan dhe 41 kanë vdekur atje.

Tashmë atje kanë mbetur vetëm 80 vetë.

Trupa nga SHBA, Britania dhe dy partnerë të koalicionit të Australisë, janë akuzuar për vrasje të paligjshme në Afganistan.

Një raport i prokurorëve të SHBA në janar 2010 një grup ushtarësh akuzoheshin se kishin vrarë civilë afganë “për sport”, pas raportimit nga e përditshmja gjermane Der Spiegel.

Në nëntor 2011, kreu i njësisë së njohur si “grupi i vrasjes,” Calvin R. Gibbs, u dënua me burgim të përjetshëm në burg ushtarak në SHBA, me të drejtë lirie me kusht pas 10 vjetësh.

FOTO GALERI
1/3
Raporti vjen pas katër vjet hetimesh mbi akuzat për krime lufte në Afganistan të kryera nga disa prej komandantëve

Top Channel