Kryeministri Edi Rama

 Parku i Ri Fotovoltaik i Spitallës, Rama: 70% e prodhimit të jetë për tregun e brendshëm Kryeministri Edi Rama ditën e sotme prezantoi Parkun e Ri Fotovoltaik të Spitallës, në zonën e ish-kënetës së Durrësit.

Së shpejti do të fillojë puna për kantierin e parë të energjisë diellore në Shqipëri. Rama theksoi se nga ky investim 70% e prodhimit të jetë për tregun e brendshëm.

“Pas suksesit me ankandin për ndërtimin e Parkut Fotovoltaik të Karavastasë, ku së shpejti nis ndërtimi nga kompania franceze Voltalia, ky është një tjetër investim strategjik në sektorin energjetik shqiptar dhe njëkohësisht një investim madhor. Së shpejti do të fillojë puna në kantierin e parë të energjisë diellore në Shqipëri. Është pjesë e një mozaiku që jeton vizionin tonë për Durrësin e vitit 2030 dhe vizionin tonë për Shqipërinë e 2030 sepse në këtë zonë prej vitesh ka qenë një zonë e parë si një periferi, ku ka pasur hapësirë për ndërtime kaotike të atyre që gjatë dekadave kanë lëvizur nga zona të thella drejt qendrave të mëdha urbane, ndërkohë që me këtë park kemi bërë vetëm hapin e parë duke filluar nga lagjia e re, po aq mbresëlënëse sa edhe shkollat që po ndërtohen. T’i hapim rrugë transformimit të portit të vjetër me një port të madh turistik që do t’i japë Durrësit magnetin e fuqishëm për të tërhequr sa më shumë turistë dhe të ketë atë turizmin elitar dhe të jetë një pikë në Mesdhe. Kjo periudhë e pandemisë ka frenuar shumë procese e bllokuar disa procese të rëndësishme. Duhet të krijohet mundësia që 70% e prodhimit të jetë për tregun e brendshëm. Shpresoj që shumë shpejt të jemi përsëri këtu. Mozaikun e Shqipërisë ta kemi një realitet të plotësuar në këtë 10 vjeçar që kemi mbërrirë. Punët nuk fillojnë kur dalim në tv, nuk nisin kur bëhen publike por kur ideohen, konceptohen projektet, negociohet, është një punë përgatitore solide që do të na japë sukses”, tha Rama.

Ai gjithashtu tregoi se Emiratet e Bashkuara Aarabe do të financojnë në ndërtimin e lagjes së re në Spitallë të dëmtuar nga tërmeti i 26 nëntorit.

“Është dashur të frenohemi si rezultat i kushteve të reja nga pandemia, kemi konkluduar marrëveshjen me Emiratet për lagjen e re që do të financohet prej tyre në Spitallë dhe pallatet e reja që do bëhen në ato pika, po aty ku kanë qenë pallatet që u goditën më 26 nëntor”, tha Rama.

Top Channel