Pamje të rënda/ Refuzoi të martohet! 20-vjeçarja digjet e gjallë nga i riu, ja momentet e fundit të saj

19/11/2020 18:10

Një ngjarje e rëndë është shënuar në Indi.

Një djalosh ka djegur për së gjalli një vajzë 20-vjeçare, pasi kjo e fundit refuzoi të martohej me të. E reja nuk mundi t’u mbijetonte plagëve të marra dhe si pasojë ndërroi jetë disa çaste më pas. Madje edhe familjarët e viktimës kanë konfirmuar versionin se bija e tyre, u vra nga Satisha Raia, pasi 20-vjeçarja refuzoi të martohet me të.

Sipas mediave, Gunlanz Katuan është djegur për së gjalli më 30 tetor. Edhe pse ajo u dërgua me urgjencë në një spital në Patna, djegiet ishin tepër të rënda dhe nuk mundi të mbijetonte. Një video është bërë virale, ku tregon momentet e fundit të Gunalanz. Në video ajo dëgjohet duke fajësuar personin që e vrau, babanë e saj, Vinaia dhe vëllanë, Chandan. E reja dëshmon me gojën e saj se ishte edhe i vëllai dhe i ati kanë ndihmuar Satishën në këtë krim.

Sipas “Times of India”, policia ka arritur të arrestojë tre personat e implikuar dhe ndaj tyre tanimë ka nisur një hetim.

Top Channel