Ambasadorja e SHBA-së, Yuri Kim u ka bërë thirrje përsëri Presidencës, Parlamentit dhe institucioneve të drejtësisë që të vazhdojnë të punojnë me urgjencë për funksionimin e Gjykatës Kushtetuese.
Ajo thekson se vetëm 6 javë kanë mbetur deri në fund të vitit.
“Është mirë të shoh progresin drejt funksionimit të Gjykatës Kushtetuese deri në fund të këtij viti. 6 javë të mbetura, Presidenca, Parlamenti dhe institucionet e drejtësisë duhet të vazhdojnë të punojnë me urgjencë. Faleminderit JAC për sigurimin e kandidatëve të kualifikuar. Udhëheqësit duhet të përmbushin premtimin e Shqipërisë për drejtësi!”, shkruan Kim.
Kujtojmë se Kim u ka bërë shumë herë thirrje presidentit Ilir Meta e kreut të parlamentit Gramoz Ruçi duke theksuar se më 1 janar 2021 Gjykata Kushtetuese duhet të nisë nga puna.
Top Channel