Krishtlindje në Belgjikë/ Bashkia kërkon falje për dritat dekoruese në formë penisi

19/11/2020 16:39

Një kryebashkiak në Belgjikë i ka kërkuar falje rezidentëve lokalë duke thënë se “nuk vendosi qëllimisht” dekorime ndriçuese te Krishtlindjes në formë penisi.

Zbukurimet e Krishtlindjeve janë instaluar së fundmi në qytezën Oudenburg, në krahinën perëndimore flemenge.

Zyrtarët thanë se kishin menduar të vendosnin zbukurime në formë qirinjsh po në majë të kollonës ata vendosë një top blu.

Shpejt rezidentët e kuptuan se dekori i ri dukej më shumë si organe gjenitale, që nuk kishin lidhje me Krishtlindjet.

Kryebashkiaku Anthony Dumarey tha: “Sigurisht që nuk ishte qëllimi ynë të vendosnim drita Krishtlindjesh që i ngjajnë penisëve, por e kuptojmë edhe anën qesharake të incidentit.”

Kryebashkiaku u justifikua duke thënë se kollona e bardhë me majë blu nuk dukej shumë e dyshimtë, deri në momentin që ndizej.

Ai tha: “Ato u dizenjuan nga departamenti teknik. Sikur t’i kishim blerë të gatshem do të na ishin kushtuar rreth tre herë më shumë. Në zgjodhën ngjyrat e qytetit dhe vendosëm majën blu pasi maja e flakës është shumë e zakonshme ose cliche”.

FOTO GALERI
1/3
Zbukurimet e Krishtlindjeve janë instaluar së fundmi në qytezën Oudenburg, në krahinën perëndimore flemenge.

Top Channel