E vërteta nuk fshihet/ Ushtaret australianë vranë civilë

19/11/2020 10:58

Ka prova të besueshme se ushtarët elitë australianë vranë në mënyrë të paligjshme 39 persona gjatë luftës së Afganistanit, thuhet në një raport të shumëpritur, të lëshuar nga forcat australiane të mbrojtjes, në fundin e një hetimi katër vjeçar mbi sjelljen e trupave të tyre.

19 ushtarë ose ish ushtarë duhet të hetohen sipas këtij raporti nga policia për vrasjen e “ të burgosurve, fermerëve apo civilëve” në periudhën e viteve 2009-2013. Për këto krime, departamenti vendas I mbrojtjes fajëson atë që e quan “ kulturë e paverifikuar luftarake” mes një pjesë të trupave të tij.

Gjatë hetimit te drejtuar nga general majori Paul Brereton, u intervistuan më shumë se 400 dëshmitarë. Ai zbuloi se rishtarëve u kërkohej ta bënin vrasjen e parë duke qëlluar të burgosurit, një taktikë kjo e njohur si “blooding”.

Po kështu në disa raste viktimave u viheshin pranë armë apo eksploziv për të treguar se kishin qene të armatosur e për të mbuluar shenjat e krimit. Janë dhe dy raste që po hetohen për krime lufte dhe mizori.

Raportet flisnin gjithashtu për vrasjen e një fëmije 6 vjeçar gjatë bastisjes së një shtëpie dhe ekzekutimin e një të burgosuri për të hapur vend ne një helikopter.

Top Channel