E rëndë! Burrit i ngulin thikën në kokë, kthehet me urgjencë në punë (FOTO)

19/11/2020 16:34

Një burrë, të cilit i kishin ngulur një thikë në kokë është rikthyer në punë tre ditë pas ngjarjes së tmerrshme.

38-vjeçari Christopher Harker, i njohur gjithashtu si Haka tronditi botën pasi një video virale e tregonte atë me një thikë të ngulur disa cm pranë veshit. Haka jo vetëm që ia doli të mbijetojë, por u kthye në punë vetëm disa ditë pas sulmit në 11 nëntor.

38-vjeçari ka treguar për mediat të gjithë dinamikën e ngjarjes.

“Një djalë erdhi papritur dhe ndjeva një goditje të fortë, pas kësaj nisa ta ndiqja. Në këtë moment kuptova që kisha një thikë të mbërthyer në anën e djathtë të kokës time. U ndala. U përpoqa të nxirrja thikën, por të tjerët më thanë ta lija dhe të prisja një ambulancë”, deklaroi Haka.

FOTO GALERI
1/4

Top Channel