25/11 22:20
Dëbora kishte mbuluar sot disa pjesë të Britanisë me temperatura të ulëta deri në 1C gradë.
Megjithe pamjet piktoreske dimerore te parakohshme, meteorologët parashikojnë se moti i ftohtë do të vazhdojë dhe në ditët e ardhshme, i shoqëruar me erëra të ftohta dhe reshje në të gjithë vendin.
Kreu i zyrës kombëtare të motit Alex Deakin tha: “Reshje dëbore do të ketë në të gjitha rajonet malore të Anglisë dhe Skocisë. Dëbora do të bjerë në kodra dhe nivele më të ulëta, nganjëherë e shoqërua me breshër”.
Ndërkohë 16 paralajmërime përmbytjeje janë lëshuar teksa stuhitë e erërave kanë ngritur dallgë të mëdha në qytetet bregdetare.
Top Channel