14 vjeçarja mbetet shtatzënë pas joshjes nga banda rumune për trafik seksi në Britani

19/11/2020 18:27

Vajza nën moshë, disa edhe 13-vjeçare, po joshen ose merren me forcë nga bandat e trafikut seksual dhe dërgohen ilegalisht ne Britani apo vende të tjera të pasura evropiane për t’u detyruar të bëhen prostituta.

Në një program të fundit të rrjetit britanik ITV, tregohej sesi një vajzë 14-vjeçare është tetë muajshe shtatzënë pasi u josh dhe u abuzua nga trafikantët rumunë, të cilët e “trajnuan” për t’u bërë prostitutë në Britani.

Vajza e quajtur Sorena, e cila thotë se nuk e di cili nga abuzuesit është babai i fëmijës, është kthyer tashmë në Rumani, ku strehohet në një qendër për vajzat e abuzuara.
Iana Matei, e cila drejton qendrën e fëmijëve të trafikuar në Rumani, thotë se aktualisht kujdeset për gjashtë vajza.

Mes ish-viktimave përfshihet një 13-vjeçare që është rrahur kur nuk bënte seks me abuzuesit e saj, dhe një 16 vjeçare që është larguar nga shtëpia prej abuzimeve të të atit.

Nëse këto vajza nuk ndihmohen nga dikush, ato shiten për t’u dërguar në Evropë ku detyrohen të prostituojnë.

” 14 ose 15 vjeçaret nxirren në rrugë për t’u mësuar me mjedisin. Bandat i trajnojnë ato deri në 18 vjeç për t’u bërë prostituta dhe më pas dërgohen në vende si Britania apo te tjera ne Evrope. Kur ato arrijnë atje është shumë e vështirë për t’i ndihmuar pasi kanë 4-5 vjet me këtë jetë dhe nuk njohin jetë tjetër”, thotë Matei.

Në një tjetër rast të vrazhdë, ajo tregon se një vajzë 15-vjeçare i dha fund jetës së saj dy vjet pasi ishte droguar dhe shitur për prostitucion.

Investigim i ngjashem nga “The Mirror”

FOTO GALERI
1/3
Vajza e quajtur Sorena, është kthyer tashmë në Rumani, ku strehohet në një qendër për vajzat e abuzuara.

Top Channel