12 mijë e 8 raste aktive me COVID-19 në Kosovë

19/11/2020 09:45

720 raste të reja me COVID-19 janë shënuar gjatë 24 orëve të fundit.

Ndërkaq që nga 13 marsi kur edhe u paraqitën dy rastet e para me COVID-19 e deri më tash numri total i rasteve pozitive ka shkuar në 31 mijë e 215 raste nga 123 mijë e 976 persona të dyshimtë në virusin SARS CoV2.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) ka raportuar edhe për vdekjen e 11 personave shkak i infektimit me këtë virus.

Ndërkohë që në vend janë 12 mijë 8 raste aktive me COVID-19.

“Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 1.599 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 720 raste pozitive. Brenda 24 orëve janë raportuar 11 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Prizren 4 raste (81, 79, 72, 72 vjeç), Istog 1 rast (51 vjeç), Klinë 1 rast (63 vjeç), Mamushë 1 rast (72 vjeç), Mitrovicë 1 rast (84 vjeç), Pejë 1 rast (70 vjeç), Prishtinë 1 rast (76 vjeç), Viti 1 rast (74 vjeç). Numri total i rasteve pozitive është 31.215 raste nga 123.976 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 860 raste të vdekje. Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 469 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 18.347 raste, kurse numri i rasteve aktive është 12.008”, thuhet në raportin e IKSHPK-së.

Rastet pozitive janë nga komuna Prishtinë 319 raste, Gjilan 62 raste, Ferizaj 47 raste, Fushë-Kosovë 44 raste, Podujevë 33 raste, Mitrovicë 27 raste, Prizren 27 raste, Lipjan 23 raste, Pejë 18 raste, Vushtrri 14 raste, Skenderaj 11 raste, Viti 11 raste, Suharekë 10 raste, Kamenicë 9 raste, Malishevë 9 raste, Drenas 8 raste, Obiliq 7 raste, Kaçanik 6 raste, Klinë 6 raste, Gjakovë 5 raste, Rahovec 5 raste, Shtime 5 raste, Deçan 4 raste, Dragash 4 raste dhe me nga 1 rast komunat Graçanicë, Istog, Kllokot, Novobërdë, Zubin-Potok dhe Zveçan.

Top Channel