Plasin talljet në rrjet/ Pema “qerose” e Krishtlindjeve

18/11/2020 21:08

Pema e Krishtlindjeve e Qendrës Rockefeller është një nga më të famshmet në botë. Por bredhi gjigant norvegjez, i ngritur në qytetin e New York-ut këtë vit ka bërë shumë pak përshtypje.

Pema 23 metra e lartë mbërriti të shtunën dhe u vendos në këmbë me ndihmën e një vinçi. Zbukurimi i saj do të behet javën e ardhshme dhe dritat ndizen përmes një ceremonie madhështore në fillimin e muajit që vjen. Por përdoruesit e mediave sociale nxituan të tallen me pamjen e saj; disa e quajtën “pema qerose”, ndërsa për të tjerë ishte haraci i përshtatshëm i 2020-tës.

Pema gjigante mbërriti me eskortë policore dhe qendra Rockefeller ndau një imazh të saj në Twitter me shënimin: “Le të nise sezoni i festave!” Tishman Speyer, kompania që zotëron qendrën në fjalë, thotë se ndihet veçanërisht krenare që po e respekton traditën e pemës së Krishtlindjes edhe në këtë vit të vështirë, kur pandemia e koronavirusit ka detyruar anulimin e disa traditave të tjera festive në Nju Jork. Në internet megjithatë, pamja e saj është vënë shumë në lojë.

“Pema e Krishtlindjeve Rockefeller, ashtu si të gjithë ne të tjerët, duket se e ka përjetuar shumë keq 2020-tën”, shkroi një përdorues i Twitterit.

FOTO GALERI
7/7

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA