Kufizimet anti-Covid/ Policia gjermane përdor ujë me presion e gaz lotsjellës ndaj protestuesve kundër masave të Angela Merkel (Foto dramatike)

18/11/2020 20:04

Policia gjermane përdori sot ujë me presion dhe gazin lotsjellës mbi mijëra protestues të mbledhur në Berlin për të protestuar ndaj masave të rrepta kundër pandemisë.

Tubuesit, shumica e të cilëve nuk mbanin maska, i goditën efektivët me shishe e bomba tymuese. Me dhjetëra persona përfunduan në pranga e nëntë policë mbetën të plagosur, sipas autoriteteve.

Rreth 5,000 protestues radikalë ishin mbledhur në Portën e Brandenburg në qendër të Berlinit pasi qeveria kishte ndaluar protestat para parlamentit prej frikës së dhunës. Demonstruesit mbanin postera të liderëve gjermanë përfshi dhe kancelaren Angela Merkel, me veshje burgu dhe mbishkrimet “Fajtor”.

Në pankartat e protestuesve shkruhej: “Na ktheni jetën tonë”, apo “Kontrolloni bankat jo qytetarët.

Demonstruesit, në mesin e të cilëve kishte dhe radikalë të ekstremit të djathtë, janë kundër legjislacionit që synon frenimin e kontakteve shoqërore, rregulla të reja për mbajtjen e maskave, ndalimin e konsumit të alkoolit në publik dhe mbylljen e dyqaneve.

Duke fishkëllyer dhe duke përplasur tiganë që mbanin në duar, disa prej njerëzve të grumbulluar pranë portës të Brandenburgut përsërisnin parullat “Ndal gënjeshtrës pandemike të koronavirusit” dhe “Jo vaksinimeve të detyruara”.

Teksa e përshkroi pandeminë si një fenomen që “ndodh një herë një shekull”, ministri gjerman i shëndetësisë Jens Spahn, u përpoq të qetësonte turmat duke thënë se askush nuk do të detyrohet ta bëjë vaksinën e koronavirusit nëse nuk do.

FOTO GALERI
15/17

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA