Vuçiç për Merkelin: Gjithmonë e drejtë me Serbinë

17/11/2020 10:41

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç deklaroi se kancelarja gjermane, Angela Merkel, gjithmonë ka qenë e drejtë ndaj Serbisë, megjithëse nuk e mbështet Beogradin për çështjen e Kosovës.

Vuçiç tha për televizionin “Happy TV” në Serbi se për kancelaren gjermane, Kosova është “një punë e kryer, një shtet i pavarur”, por pastaj shtoi se Merkel “ishte gjithmonë e drejtë me Serbinë”.

“Ajo është e drejtë edhe në lidhje me Kosovën, ajo nuk është në anën tonë, por ajo ishte absolutisht e drejtë kur kemi biseduar për herë të fundit në Davos (në janar 2019). Ajo më tha: Nuk di çfarë t’ju them në këtë moment. Shikoni se si të ruhet paqja dhe stabiliteti”, deklaroi Vuçiç.

Vuçiç tha se “nuk ka dyshim” se Gjermania “ishte mërzitur” për shkak të takimit të tij të planifikuar në fillim të korrikut në Shtëpinë e Bardhë me presidentin e atëhershëm të Kosovës, Hashim Thaçi, takim i cili më pas ishte të shtyrë, pasi Prokuroria e Posaçme në Hagë njoftoi se ka paraqitur aktakuzë ndaj Thaçit.

Top Channel