Policia franceze spastron me dhunë kampin e mbipopulluar me 2000 emigrantë pranë Stade de France (Fotot)

17/11/2020 15:21

Policia franceze ka spastruar me dhunë një kamp të gjerë emigrantësh në Paris ku më shumë se 2000 njerëz jetonin në kusht të mjerueshme mbipopullimi, nën mbikalimin e një autostrade.

Rreth 2,400 emigrantë, shumica e të cilëve të rinj nga Lindja e Mesme dhe Afrika jetonin në kampin e improvizuar nën autostradën A1 në Saint-Denis, në veri të Parisit deri para ndërhyrjes së mbrëmshme të policisë me veshje të rënda.

Stacioni i afërt i metrosë u mbyll për arsye sigurie, para ardhjes së dhjetra autobuzëve që morën refugjatët. Policia tha se operacioni u krye në kuadër të masave të sigurisë shëndetësore kundër Covid-19.

Zjarrfikësit gjithashtu ishin dislokuar në vonë pas disa sinjaleve tymi që u panë në kampin ilegal pranë stadiumit kombëtar Stade de France.
Në një takim me mediat kreu i policisë së Parisit, Didier Lallement e kishte quajtur situatën “të papranueshme”.

Një total prej 70 autobizësh u dislokuan për zhvendosjen e emigrantëve prej mëngjesit të sotëm.

Pierre Henry, kreu i organizatës së mbrojtjes së azilantëve ‘France terre d’asile’ (“Franca toka e azilit”), komentoi: “Mirëpresim vendimin e qeverisë për strehimin e 2,000 njerëzve, rezidentë të përkohshëm në një vend pa dinjitet pranë stadiumit Stade de France.”

Në fillim të muajit të kaluar, grupi i të drejtave ‘Médecins sans frontières’ publikoi një raport të gjerë mbi vendgrumbullimet ilegale të emigratëve në rajonin Ile-de-France pranë Parisit.

FOTO GALERI
1/19

Top Channel