Pandemia e Covid-19/ Politikanëve të BE-së u propozohet zgjidhja me 4 ditë pune në javë

17/11/2020 01:58

Mbretërisë së Bashkuar, Gjermanisë, Spanjës e vendeve të tjera po u bëhet thirrjet të javën katër ditore të punës me shpresën se kjo do të ndihmojë ekonomitë e tyre të rimëkëmben nga pandemia e koronavirusit.

Një koalicion ndërkombëtar politikanësh, krerësh sindikalistë, liderësh të biznesit dhe aktivistësh u ka shkruar politikanëve në të gjithë Europën duke u kërkuar atyre të miratojnë një masë të tillë.

Letra e dërguar kryeministrit të Mbretërisë së Bashkuar Boris Johnson, kancelares gjermane Angela Merkel, kryeministrit spanjoll Pedro Sánchez dhe udhëheqësve të tjerë – argumenton se një javë katër-ditore do të ndihmonte në trajtimin e pasojave ekonomike të shkaktuara nga pandemia. Hartuesit e saj sjellin edhe shembuj historikë të rasteve kur janë reduktuar orët e punës gjatë periudhave të krizës, duke përfshirë krijimin e fundjavës pas Depresionit të Madh.

Koncepti i një jave pune më të shkurtër është bërë gjithmonë e më tërheqës këto vitet e fundit për shkak të raporteve se një sërë kompanish të vogla që kanë adoptuar një praktikë të tillë, kanë pasur rritje të ndjeshme të produktivitetit, ndërsa është vënë re dhe një përmirësim i shëndetit mendor të të punësuarve. Disa ekonomistë megjithatë argumentojnë se shkurtimi i kohës së punës do të sillte një ulje të standartit të jetesës.

Top Channel