Në librin e tij “Një Tokë e Premtuar”, Obama e quan Angela Merkelin “të besueshme, të ndershme dhe të saktë intelektualisht”.
Ish-presidenti amerikan e pohon se në fillim, kancelarja kishte qenë skeptike ndaj tij, por me kalimin e kohës, besimi mes tyre ishte rritur.
“Për një kryetar gjerman të qeverisë, antipatia ndaj një demagogjie të mundshme ishte ndoshta një qëndrim i shëndetshëm,” thotë Obama. “Me kalimin e viteve, ai konstatoi që Merkeli ishte gjithnjë e më e pëlqyeshme, dhe miqësore në një mënyrë të natyrshme”.
Disa kritika megjithatë nuk i kurseu. Ai nuk ishte dakord me politikën gjermane gjatë vështirësive të Greqisë me borxhet pas kolapsit financiar, kur Merkeli dhe Ministri i atëhershëm i Financave Wolfgang Schäuble u mbajtën fort pas politikës së kursimeve dhe reduktimit të huave publike si përgjigje ndaj ngërçit ekonomik.
“Vura re se ata Merkeli dhe ish-presidenti francez Nicolas Sarkozy rrallëherë përmendin faktin që bankat gjermane dhe franceze ishin disa nga huadhënësit më të mëdhenj të Greqisë, ose se shumica e borxhit të grumbulluar të grekëve ishte krijuar duke blerë eksporte gjermane dhe franceze – fakte këto që mund t’ua kishin bërë të qartë votuesve pse shpëtimi i grekëve nga paaftësia për të paguar kishte të njëjtën rëndësi si shpëtimi i bankave dhe industrive të tyre “, shkruan ai.
Obama kritikon gjithashtu ish-presidentin francez Nicolas Sarkozy, për të cilin ai mendon se nuk ishte “kundërpeshë e vërtetë” ndaj Merkelit. Ndryshe nga Merkeli, shkroi Obama, Sarkozy u shfaq shumë i çorganizuar për të hartuar një plan serioz për reformën ekonomike, duke shtuar se qasjes së Sarkozy-s i mungonte “qëndrueshmëria ideologjike”.
Top Channel