Vranë tre sërfistët në vitin 2024, gjykata dënon me 158 vite burg për secilin 3 meksikanë 17/10 09:34
Ndërsa renditi ato që ai i quajti sukseset e tij në përfundimin e luftërave në mbarë botën, presidenti Donald Trump përmend konfliktin e gjatë Armeni-Azerbajxhan dhe sërish ngatërroi Shqipërinë me Armeninë.
Trump i bashkoi të dy udhëheqësit në Shtëpinë e Bardhë, ku ata nënshkruan një angazhim për të rënë dakord për paqe, pas dekadash konflikti të ndërprerë mbi territorin e diskutueshëm të Nagorno-Karabakut.
Por, ndërsa tha se e “zgjidhi” konfliktin, ai iu referua Armenisë si “Shqipëria” dhe e quajti Azerbajxhanin sërish “Aberbajxhan”.
Kjo është hera e tretë që ai ngatërron një nga vendet në javët e fundit.
Top Channel