Kryegjyshi Botëror, Haxhi Dede Edmond Brahimaj , priti në Selinë e Kryegjyshatës Botërore Bektashiane , Konsullin e Shqipërisë në Liban , Marc Ghorayeb.
Mark Ghorayeb konsulli i përgjithshëm i Shqipërisë në Liban tha se ai u përfshi në operacionin e nxjerrjes nga kampi Al Hol në Siri të 4 fëmijëve dhe një gruaje pasi kjo iu kërkua nga kryeministri Edi Rama.
Ai e falënderoi atë për misionin e madh humanitar, për kontributin e që ka dhënë e vazhdon të japë për nxjerrjen nga kampi i ISIS të fëmijëve shqiptarë. Kryegjyshi i kërkoi atij që të punojë pa ndërprerje për ketë mision të madh.
Ghorayeb i premtoi se me ndihmën e shtetit shqiptar, të interesimit direkt të Kryeministrit Shqiptar Edi Rama , ai do të vazhdojë dhe do të punojë shumë për misionin. Në vazhdim të bashkëbisedimit, konsulli i premtoi se do të nisë përsëri aksionin me ekipin e tij. Ai u zotua se do të bëjë të pamundurën për të nxjerrë nga kampi famëkeq, ç’njerëzor, të gjithë fëmijët , të rinjtë ,e familjet shqiptare që ende ndodhen brenda në kampe dhe nuk kanë mundësi që t’i shpëtojnë ISIS-it .
Konsulli i Shqipërisë në Liban, Marc Ghorayeb , ftoi Kryegjyshin Botëror për një vizitë në Liban , për tu takuar me të gjithë krerët e komuniteteve fetare të Libanit, vizitë kjo e parë në prizmin e përcjelljes së bektashizmit si faktor unifikues të harmonisë tolerancës dhe bashkëjetesës fetare për të cilin ka nevojë shoqëria e sotme globale .
Top Channel