`Vdiq` gjatë operacionit/ Gruaja e merr vesh më vonë

16/11/2020 20:56

47 vjecarja Lisa MacDonald I ishte nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale në Turqi për zmadhimin e gjoksit, prej të cilës mbeti me dhimbje të forta dhe hematoma të mëdha.

Kur u shtëpi në shtëpi, britanikja vuajti prej një infeksioni të rëndë dhe rrezikoi të humbiste jetën nga sepsis. Kur e dërguan në spital, aty mësoi se në fakt, në Turqi kishte vdekur në sallën e operacionit dhe mjekët vendas e kishin risjellë në jetë me CPR. Doktoret britanikë zbuluan se brinjët e gruas ishin krisur, shenjë kjo se ajo I ishte nënshruar ringjalljes Kardio-pulmonare. 

“ E vështirë të besohet që unë praktikisht vdiqa dhe askush nuk ma tha”, u shpreh Lisa. 47 vjecarja dhe e motra, Sacha e kishin gjetur klinikën përmes Instagramit. Lisa pagoi 4.300 paundë për shërbimin që përfshinte implante e liposukcion. Ajo tregon se kishte dhimbje të tmerrshme gjoksi e nuk merrte dot frymë pas ndërhyrjes, por nuk I dhanë asnjë qetësues. Askush nuk erdhi të konsultohej, e t`I pastronte të vjellat. “Mendova se do të vdisja; nuk e dija që kishte ndodhur vërtet”, shprehet ajo.

Top Channel