Kryeminstri Edi Rama

Kryeminstri Edi Rama në seancën e sotme në Kuvend tha se buxheti në 2021 është rritja më e lartë në këto 30 vite për shëndetësinë plus 3.3%.

Ai theksoi se kjo shifër lidhet me masat e reja qoftë edhe me fuqizimin e gjithë vijës mbrojtëse për të dalë kryelartë nga jo luftë që ka sprovuar të gjithë botën.

“Nuk dua të marr shumë kohë por të shfrytëzoj këtë pikë të rendit të ditës për të nënvizuar aspektet e buxhetit 2021 për shëndetësinë që zë një vend të veçantë të buxhetit qoftë për sa i takon fuqizimi të mëtejshëm të sistemit shëndetësor në ecurinë e zbatimit të vizionit tonë pra masa të reja që do të qëndrojnë aty qoftë për sa i takon masave që lidhen me mbështetjen e pjesës më vulnerabël të shoqërisë. Qytetarët që preken nga covid dhe ata që hyjnë në kategorinë e familjeve me ndihmë ekonomike. Buxheti në 2021 është rritja më e lartë në këto 30 vjet për shëndetësinë plus 3.3% një rritje e pa ndodhur më parë, që lidhet me masat e reja qoftë edhe me fuqizimin e gjithë vijës mbrojtëse për të dalë kryelartë nga jo luftë që ka sprovuar të gjithë botën dhe në zhvillimin e së cilës Shqipëria nuk ka asgjë mangut nga vendet  tjera. Siç nuk ka mangut sfidën nuk ka asgjë mangut në vijën e mbriojtjes. Imagjinoni të gjithë sikur kjo flamë ta kishte gjetur Shqipërinë në atë gjendje kur morëm detyrën. Dallimi mes çfarë kemi sot e çfarë kishim dje është absolutisht dallimi i ditës me natën. kishte vetëm dy aparatura të vjetra të kohës së marrëdhënieve shqiptaro- kineze“, tha Rama.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA