Radio France Internationale kërkon falje për publikimin e nekrologjive të njerëzve të gjallë

16/11/2020 19:19
Clint Eastwood (majtas), Brigitte Bardot

Radio France Internationale kërkon falje për publikimin e nekrologjive e njerëzve të gjallë
Edicioni ndërkombëtar i radios shtetërore franceze RFI, i cili dëgjohet edhe në Shqipëri, ka kërkuar falje së fundmi për publikimin e nekrologjive të njerëzve të famshëm por ende të gjallë, mes të cilëve mbretëresha e Britanisë, aktori amerikan Clint Eastwood, futbollisti Pele apo aktorja franceze Brigitte Bardot.

Radio France Internationale tha se publikimi i materialeve kishte ndodhur për një “gabim teknik”.

“Ne ofrojmë ndjesë për njerëzit që na ndjekin dhe na besojnë”, shkruante treansmetuesi i njohur, duke u justifikuar se nekrologjitë e personave të njohur përgatiten paraprakisht me qëllim publikimin e tyre të shpejtë në rast të njoftimit të vdekjes së tyre.

Problemi duket se ka ndodhur teksa RFI po zhvendos faqen e saj të intenetit në një tjetër sistem menaxhimi të përmbajtjes, thuhet në deklaratë.

Ajo shtonte se “rreth njëqind” drafte të tjera lajmesh janë publikuar gabimisht, jo vetëm në faqen e tyre por dhe në faqet e rrjeteve partnere si Google e Yahoo.

Biznesmeni francez Bernie Tapie, 77 vjeç, ishte në listën e njerëzve me nekrologjinë e vdekjes të publikuar nga RFI, të publikuar kësaj radhe për herë të tretë.

Mes figurave të tjera që ksihin gati nekrologjinë e tyre të publikuar ishin lideri suprem i Iranit, Ajatollah Ali Khamenei, ish-presidenti amerikan Jimmy Carter dhe lideri kuban Raul Castro.
Asnjë prej tyre nuk k vdekur. RFI tha se “po mobilizohemi për korrektimin e këtij gabimi madhor”.

FOTO GALERI
1/5
Mbreteresha Britanike Elisabeth kishte nekrologjine te publikuar ne rrjet

Top Channel