Miçigani dhe Uashingtoni, masa strikte anti covid

16/11/2020 12:23

Micigani dhe Uashingtoni janë dy shtetet e fundit amerikane që kanë marrë masa strikte në përpjekje për të ndaluar përhapjen e koronavirusit.

Gjimnazet dhe kolegjet do të ndalin mësimin në klasa dhe restorantet nuk do të mund t’i shërbejnë klientëve në ambjente të mbyllura në Micigan, nga e mërkura. E njëjta masa për restorantet është marrë edhe në uashington ku po ashtu palestrat, kinematë, teatrot dhe muzetë do të mbyllen.

Rastet e koronavirusit kanë kapërcyer shifrën 11 milionë në shba, me shtrimet në spitale në nivele rekord. Mesatarisht, më shumë se 1 mijë persona në ditë po humbin jetën për shkak të virusit dhe numri total i viktimave është afro 250 mijë.

Administrata Trump bëri një vlerësim pozitiv të premten duke thënë se shpresonte të shpërndante 20 milionë doza të një vaksinë të miratuar në dhjetor dhe për cdo muaj pas kësaj, edhe pse vaksina nuk ka marrë ende miratimin zyrtar.

Por ndihmësit e presidentit të zgjedhur Joe Biden, thonë se refuzimi i shtëpisë së bardhë për të lehtësuar tranzicionin presidencial do të thotë se ekipi i tij po përjashtohet nga planifikimi i një fushate vaksinimi, që do të jetë prioritet për Biden kur ai të marrë detyrën në janar.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA