Mësuesja që u kap nga burri në vaskë me 16 vjeçarin, i shpëton regjistrit të krimeve seksuale

16/11/2020 16:52

Një mësuese që u kap nga bashkëshorti në vaskë me një djalë 16 vjeçar në SHBA, raportohet se ka shpëtuar nga regjistrimi në listën zyrtare të krimeve seksuale. 35 vjeçarja Amanda Steele u dënua me 90 ditë burg por pranimi i fajit prej saj bëri që të mos akuzohej për krime seksuale.

Gjykatësi Darren Simpson i dha asaj dënim të pezulluar 3 deri ne 10 burg, duke i thënë se do të kryente dënimin e plotë nëse shkelte kushtet e lirisë me kusht.

Steele, nga Idaho në SHBA, pranoi në verë dy akuzat për lëndim të një minoreni. Fillimisht për krimin e vitit 2017 ajo ishte akuzuar me sulm seksual dhe sjellje imorale ndaj një minoreni.

Hetimet kishin nisur kur vjehrri i saj ishte ankuar te autoritetet pas zhurmave se nusja kalonte kohe me adoleshente ne shtepi kur bashkeshorti nuk ishte aty.

Pas arrestimit të saj nje hetim i çeshtjes ne 2019 nuk dha qartësi mbi tipin e marrëdhenies qe adoleshentet kishin me Steele.
Një nga djemtë i tha autoriteteve se kryenin aktivitete konsensuale “që nuk ishin asgjë shumë serioze.”

Në një marrje në pyetje në vitin 2018, për marrëdhënien e saj e djemtë, Steele pranoi se ata vinin në shtëpinë e saj por refuzonte të tregonte emra duke thënë: “Nuk kam qejf të flas për këtë përveç rasteve kur jam e detyruar.”

Por në korrik 2019, ish-bashkëshorti i saj u tha autoriteteve se gruaja kishte pranuar se ishte përfshirë në aktivitet seksual me të miturit.

Ai bëri zbulimet pas prishjes së marrëdhënies së tyre, teksa në intervista tregonte se kërkonte të shpëtonte martesën e tyre.
Më pas një nga djemtë adoleshentë pranoi se kishte bërë seks me Steele kur ishte nën moshë.

Një nga djemtë tha se një kamera GoPro ishte përdorur për regjistrimin e aventurave por materialet ishin fshirë.
Adoleshenti tregonte se linte shkollën për të shkuar në shtëpinë e Steele për seks.

Asokohe ajo përballej me burgim të mundshëm të përjetshëm, por akuzat u reduktuan me marrëveshjen e pranimit të fajit.

Gruaja pranoi se kishte kryer marrëdhenie seksuale me një 17-vjeçar një herë në shtëpinë e tij dhe një herë në të sajën.

Ndryshimet e akuzës bënë që ajo të dënohej vetëm për këtë rast.

FOTO GALERI
2/3
Më pas një nga djemtë adoleshentë pranoi ne polici se kishte bërë seks me Steele kur ishte nën moshë

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA