Iu mbyt djali me gomone, autoritetet greke ngrenë aktpadi ndaj një azilkërkuesi

16/11/2020 22:22

Autoritetet greke kanë ngritur aktpadi ndaj një azilkërkuesi, djali 6 vjecar i të cilit u mbyt kur gomonia me të cilën po udhëtonin nga Turqia, u përmbys.

Mbi afganin rëndon akuza se ka vënë në rrezik jetën e të birit. Ky është rasti i parë që ngrihet një aktpadi e tillë ne vend. Gomone u mbyt në ishullin Samos në 8 dhjetor. Burri arriti në breg dhe kërkoi ndihmë, por trupi i pajetë i djalit të tij u gjet të nesërmen në mëngjes. 25 vjecari rrezikon 6 vjet burg nëse shpallet fajtor për vënien në rrezik të jetës së të birit përmes një udhëtimi të tillë.

Avokati i tij i tha BBC-së se pavarësisht thirrjes së emergjencës të dërguar rojës bregdetare në mesnatë, ajo e nisi vetëm 6 orë më vonë një mjet për të kontrolluar zonën. Ai argumenton se duhet hetuar policia për atë vonesë, e jo veprimet e babait që u nis menjëherë drejt qytetit për të kërkuar ndihmë. Një zëdhënës i rojeve bregdetare u shpreh se errësira ishte bërë pengesë dhe mjeti nuk qe diktuar gjatë kërkimit fillestar. Mijëra migrantë kanë mbërritur në Greqi nga Turqia deri më tani këtë vit, pavarësisht rreziqeve që paraqet ky rrugëtim. Vetëm në ishullin e Samosit, kanë zbarkuar më shumë se 1.400 prej tyre.

Top Channel