Fauci: Vaksinimi i parë kundër COVID-19, mund të bëhet në fund të muajit dhjetor

16/11/2020 17:44

Kompania amerikane Moderna thotë se të dhënat paraprake tregojnë se vaksina e saj kundër Covid-19 është gati 95% efektive.

Rezultatet janë të ngjashme me ato të kompanive Pfizer dhe BioNTech, të cilat ditë më parë njoftuan se testimi i vaksinës së tyre ka rezultuar 90% efektiv në fazën finale, në të cilën janë përfshirë më shumë se 40 mijë njerëz.

Ndërkohë, Dr. Anthony Fauci, mjeku kryesor i sëmundjes infektive tha se vaksinimet mund të fillojnë muajin tjetër, në muajin dhjetor.

Moderna planifikon të aplikojë në Administratën Amerikane të Ushqimit dhe Barnave për autorizimin e vaksinës pasi të grumbullojë më shumë të dhëna sigurie më vonë këtë muaj, shkruan CNN.

Fillimisht, nuk do të ketë vaksinë të mjaftueshme për të gjithë. Grupet me përparësi më të lartë – që përfshijnë punonjës të kujdesit shëndetësor, të moshuar dhe njerëz me kushte themelore mjekësore – do të marrin vaksinën së pari.

“Unë mendoj se të gjithë të tjerët do të fillojnë të vaksinohen nga fundi i prillit”, tha Fauci. “Dhe kjo do të ndodh në muajin maj, qershor, korrik. Do të duhen disa muaj për të bërë”, pohoi ai.

Top Channel