Deri në vitin 2040/ Bota plot me mjete fluturuese!

16/11/2020 22:58

Makinat fluturuese mund të duken futuriste – por ato janë tashmë këtu dhe mund të transformojnë mënyrën tonë të udhëtimit, punës dhe jetesës. Filmi Blade Runner,  i vendosur në një Los Angeles në imagjinuar në të ardhmen me makina fluturuese që mbushnin autostrada ajrore, debutoi në 1982-shin.

Por ajo që asokohe i përkiste thjesht imagjinatës, tani mund të jetë më e afërt nga sa mendohet. Makinat fluturuese sot janë një realitet, pasojë e një përparimi të ndjeshëm në fushën e teknologjisë. Me dhjetëra start up-e pp konkurrojnë për zhvillimin e avionëve të vegjël komercialë, motoçikletave fluturuese dhe taksive personale të ajrit. Mendohet që kjo industri, deri në vitin 2040, të kapë shifrën e 1.5 trilionë dollarëve. Lajmi që pas fillimit të provave për fluturim dhe ngjarje në vitin 2012, firma holandeze Pal-V ka marrë miratimin në Bashkimin Europian qe makina e saj fluturuese “Liberty” të hyjë në përdorim, e sjell edhe më pranë një realitet të tillë.

Mjeti që paloset  është certifikuar për frenat, zhurmën dhe ndotjen. Ai mund të përshkojë distanca ajrore prej 500 kilometrash me një shpejtësi deri 180 kilometra në orë me një serbator. Nëse je duke e ngarë makinën dhe paraqitet nevoja për të fluturuar, do të duhen vetëm dhjetë minuta që ta përshtatësh mjetin, thotë kompania. 90 mjetet e para, që do të jenë me porosi, do të kushtojnë rreth 500 mijë euro, dhe do të jenë gati në vitin 2022. Filmat e Hollivudit, vërtet që tani duhet t`I shohim me një sy tjetër!

Top Channel