Alarm fals për Roberto Gagliardinin, i cili la grumbullimin e kombëtares italiane, pasi tamponi i kishte dalë i dyshuar pozitiv. Mesfushori u rikthye menjëherë në Milano dhe iu nënshtrua një tjetër testi, që rezultoi negativ dhe tashmë është vënë nën urdhrat e Antonio Contes

Bashkë me Gagliardinin, në Milano janë rikthyer nga grumbullimet me përfaqësueset përkatëse edhe Andrea Pinamonti e Alexander Kolarov. I pari ka pësuar një dëmtim në Italinë U21 dhe nesër pritet të kryejë ekzaminimet e nevojshme mjekësore.

Mbrojtësi serb ka një problem të lehtë fizik, që nuk e lejoi të zbresë në fushë me Serbinë dhe u rikthye në Milano për të synuar rikuperimin për ndeshjen e të dielës ndaj Torinos, një përballje mjaft e rëndësishme për Interin, që ka mbetur larg kreut.

Top Channel