​Shpërthim në Teheran, raportohen të plagosur – video

16/11/2020 16:59

Disa njerëz u plagosën në një shpërthim në një stacion karburanti në kryeqytetin iranian Teheran, njoftoi media shtetërore iraniane.

Asnjë vdekje nuk u raportua. “Rezervuari i karburantit mori flakë gjatë shkarkimit në stacionin e karburantit në rrugën Piruzi në Teheran”, raportoi TV shtetëror, duke shtuar se zjarri u shua, raporton Reuters.

Top Channel