Studimi i fundit/ Covid-19 ‘vret’ pasionin dhe dëshirën

15/11/2020 01:54

Frika se mos sëmuresh, ankthi për të ardhmen e pasigurt, mungesa e jetës sociale, nuk i ndihmojnë aspak raportet në çift dhe bëjnë që të bjerë edhe pasioni e dëshira.

Këtë e konfirmon një studim i fundit mbi pasojat e koronavirusit tek seksualiteti. “Dashuria në kohën e covidit ka humbur entuziazmin – thonë ekspertët – nuk besojmë se do të ketë pas kësaj edhe një bum lindshmërish siç kishte parashikuar shumëkush pas bërjes së detyrueshme të qëndrimit në shtëpi nga izolimet.

Sepse kur nuk jemi të qetë, ka pasoja edhe në sferën tonë seksuale. Në situatën aktuale, me gjendjen e trazuar shpirtërore që shkaktohet nga paqartësia, janë të paktë ata që marrin përsipër të sjellin në jetë një fëmijë. Ndoshta rritja e lindjeve do të mbërrijë kur të kthehet normaliteti, pasi të mundim virusin. Sipas ekspertëve, përveç bashkëjetesës së detyruar 24 orë në 24, nëse për disa çifte është rizbuluar qëndrimi bashkë, është forcuar intimiteti dhe afërsia, për shumë të tjerë ka qenë shumë më e vështirë.

Vështirësitë e bashkëjetesës së detyruar, mungesa e raporteve sociale dhe shqetësimet, kanë krijuar situata tensioni dhe dëshira është shuar. Studimi është kryer në Itali dhe rezultati kryesor i tij është se italianët në karantinë, një nga më striktet në Evropë, kanë bërë më pak seks.

Top Channel