Dolly Parton zbulon se përse kurrë nuk ka pasur fëmijë

15/11/2020 14:01

Dolly Parton ka folur haptazi rreth karrierës së saj shumëvjeçare në muzikë.

Ikona 74 vjeçare e muzikës ‘country’ ka qenë mjaft e zënë edhe në vitin 2020, megjithë kufizimet që pandemia e coronavirusit ka vendosur në botë.

Muajin e kaluar, kantautorja amerikane lansoi albumin e saj të parë të Krishtlindjes dhe ajo do të vazhdojë të punojë në projekte të tjera muzikore.

Ndërsa ka treguar për albumin e ri, biondja ka folur edhe për disa momente të rëndësishme në jetë, duke përfshirë martesën me bashkëshortin e saj, Carl Dean si dhe 75 vjetorin e lindjes.

Duke folur për familjen e saj me Oprah Winfrey, Parton sqaroi se si ndikoi në karrierën e saj të mos paturit fëmijë.

“Meqë nuk kishim fëmijë, burri im ishte më i pavarur, unë kisha po ashtu liri”, ka thënë Parton për ikonën e televizionit në “The Oprah Conversation”.

“Kështu që unë mendoj se një pjesë e madhe e gjithë suksesit tim është fakti që isha e lirë të punoja”, tha artistja.

Dolly shtoi se të mos paturit fëmijë ishte një pjesë e planit të Zotit për të.

“Unë nuk kisha fëmijë sepse besoja se Zoti nuk donte që unë të kisha fëmijë në mënyrë që fëmijët e të gjithëve të ishin të mitë. Unë nuk do të isha në gjendje të bëja të gjitha gjërat që po bëj tani”.

FOTO GALERI
1/3

Top Channel