Numri i rasteve me koronavirusin e ri (COVID-19) në mbarë botën e ka tejkaluar shifrën 54 milionë.

Sipas faqes së internetit “Worldometer”, e cila përpilon të dhënat në lidhje me pandeminë, deri më tani në mbarë botën janë regjistruar 54.329.104 raste me COVID-19, i cili shfaq për herë të parë në Wuhan të Kinës dhe më pas u përhap në mbarë botën.

Numri më i madh i të infektuarve është regjistruar në SHBA, me gjithsej 11.226.218 raste deri më tani.

Pas SHBA-së, vendet me më shumë raste janë India (8.814.902), Brazili (5.848.959), Franca (1.954.599), Rusia (1.903.253), Spanja (1.492.608), Britania e Madhe (1.344.356), Argjentina (1.304.846), Kolumbia (1.191.004) dhe Italia (1.144.552).

Për shkak të COVID-19 deri më tani në mbarë botën kanë humbur jetën 1.318.286 persona ndërsa 37.871.375 janë shëruar./AA

Top Channel